Lajme

NATO po shqyrton dërgimin e forcave shtesë në Evropën Lindore

01/24/2022 19:56
nga:Gazeta Blic

NATO mund të vendosë njësi shtesë luftarake në Evropën Lindore në përgjigje të akumulimit të njësive të forcave të armatosura ruse në kufirin me Ukrainën, deklaroi sot sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg.

“Ne po shqyrtojmë mundësinë e forcimit të mëtejshëm të pranisë sonë në Krahun Lindor të Aleancës, që mund të nënkuptojë vendosjen e grupeve luftarake shtesë të NATO-s”, tha Stoltenberg për media në Bruksel, përcjell Reuters.

NATO ka vendosur deri më tani rreth 4.000 trupa në batalione shumëkombëshe në Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni, me mbështetjen e njësive tankesh, mbrojtjes ajrore, inteligjencës dhe forcave të mbikëqyrjes, sipas agjencisë britanike.