BLIC.TV

“NATO na kërkonte ç ‘armatimin, ne kërkonim TMK

06/14/2019 22:48
nga:Gazeta Blic

Zëvendës ministri i Mbrojtjes Agim Çeku i ka përshkruar si momentet më të vështira çarmatosjen e pjesëtareve të UÇK, të cilën sipas tij vazhdimisht e kërkonte KFOR. Këtu sipas tij disa kolegë të tij i thanë se me këtë Kosova kurrë nuk do të ketë ushtrinë e saj.

“Ishte vendim decitiv ç ‘armatosja sepse parashihej në marrëveshje dhe ftuam në takim të gjithë komandantët e zonave dhe takimi u mbajt në malet e Berishës dhe një ekip i tërë i gjeneralëve të NATO- me ekipet e tyre dhe kërkuam dy gjëra – të demilitarizohemi dhe të shndërrohemi në TMK që të jemi pjesë e procesit të shtet ndërtimit dhe kërkuam që brenda 120 ditësh të ndodh demilitarizimi, por u dakorduam që të ndodh brenda 90 ditësh dhe arritëm marrëveshje që të kemi strukturë ushtarake (TMK) por me mision civil”, rrëfen ai, raporton Gazeta Blic.

Ndërkaq, duke komentuar bombardimet e NATO që zgjatën për 78 ditë ish gjenerali i UÇK ka thënë se po mos të dorëzohej Serbia, NATO kishte planifikuar edhe sulmet tokësore ndaj trupave të Serbisë.

“Kjo luftë është bërë në bazë të doktrinës së NATO-së dhe kjo nuk është shkatërrimi i kundërshtarit por shkatërrimi I vullnetit të kundërshtarit për të rezistuar. Sulmet janë zhvilluar në pesë faza dhe qëllimi ka qenë humbja e vullnetit për rezistencë e jo shkatërrimi dhe kjo nuk rezultoi, kjo nuk ndodhi. U mbledhë NATO në Bruksel për planin B e që ishte edhe mundësia e ndërhyrjes përmes sulmeve tokësore por këtë e kuptoi Millosheviqi”, thotë gjeneral Çeku.

    #BLICINTERVIEW | I ftuar, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku

“Rusët” që hyjnë në Kosovë ishin serbë, në tunelin e Goleshit u gjetën edhe predha kimike e biologjike