Sporti

Nathan Ake mund të transferohet në Madrid

12/16/2025 17:54
nga:Mergim Rreci

Sipas raportimeve në disa media spanjolle, Atlético Madrid i ka vënë syrin Nathan Ake

Mbrojtësi i Manchester City-t nuk është më midis opsioneve kryesore të Guardiolës dhe, me afrimin e Kupës së Botës, duhet të rifitojë kohën e lojës.

Diskutimet midis palëve thuhet se kanë filluar tashmë dhe ka gjithashtu dëshirë të mirë mes palëve për arritjen e marrëveshjes.

Kontrata e holandezit skadon në vitin 2027 dhe Aké ka bërë 157 paraqitje për City-n, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 3 asiste.