Lajme

Nasim Haradinaj: Qerim Kelmendi u vra se ka luftu për Kosovës e ja ka prish dikujt rrugën!

02/27/2020 11:06
nga:Y I

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj në një prononcim për Gazeta Blic ka folur mbi vrasjen e rëndë që i është bërë bashkëluftëtarit të tij Qerim Kelemendi.

“Arsyeja që është vra është se ka luftu për Kosovën me çliru dhe me siguri dikujt ja ka prish rrugën. E di që është vra një shok i mirë, një luftëtar dhe një nga njerëzit e radhëve të para të UÇK-së. Ai ka qenë shok i Ilir Konushevcit, Asdren Krasniqit , Rexhep Selimit edhe i shumë luftëtarëve të tjerë” ka thënë shkurt Haradinaj për Gazeta Blic.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, u gjet i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes.

OVL UÇK reagon pas vrasjes së Qerim Kelmendit

 

Ibrahim Kelmendi pas vrasjes makabre të vëllait: Festoni rugovistë “pacifistë” – dorë e zgjatur vrastare e Serbisë!