Lajme

Nasim Haradinaj ia ngrit çmimin kalit të tij, thotë se sot ka vlerë 30 mijë euro

06/06/2020 22:31
nga:A. R.

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj thotë se “mazi” i tij, dikur ka pasur vlerë prej 3 mijë eurosh, por thotë se sot çmimi i tij tashmë është mbi 30 mijë euro.

Këtë deklaratë, Haradinaj e ka thënë në emisionin “Oxygen”, teksa ka folur për pasurinë e tij prej miliona eurosh.

“Pasuria jeme është qaq sa ja dha çmimin unë. Përshembull dikur mazit tem ja kam qitë çmimin 3 mijë euro, e tash e ka çmimin 30 mijë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka folur edhe për periudhën e luftës dhe pas saj.

Ka hedhur kritika ndaj politikanëve kosovarë, duke thënë se i kanë zhgënjyer shqiptarët e Kosovës.