Showtime

Naser Rafuna kujton edhe një moment tjetër me Leze Qenën, lidhur me unazën që mbante aktorja

03/25/2020 19:03
nga:L I

Mëngjesin e ditës së sotme ndërroi jetë aktorja Leze Qena, shkruan GazetaBlic.

Artistë të shumtë kujtuan aktoren Leze Qena duke shkruar fjalët më të mira për të.

Ishte aktori Naser Rafuna ai i cili ka pasur dhe një raport të mire me aktoren tashmë të ndjerë, ndërsa zbuloi dhe një telefonatë me të

“Leze Qena na paska lanë…Zot i Madh, ai momenti kur qan si fëmijë…gati 6 vjet bashkë në serialin “ Çka Ka Shpija..!?” E askush në ekip nuk kishte energjinë e saj, dashurinë e madhe si ajo…ishte shpirti ma i madhi që e kam taku. E falemnderoj shumë për krejt ndejat bashkë me llaf e muhabet e që më ka konsideru si fëmijë të saj eeiii…ska pas sekret asgjë ndaj meje, çkado më ka kallxu….”Djali jem m’ke pshtu me këtë rrogë në këtë projekt” – m’thojke e ish ne gjendje krej
t rrogën për një natë me e lanë me të qerrosne në tavolinë për shoqërinë se ishte dhe mbetet e madhe…shumë e madhe. Vdiq sot njeriu qe ska pasë si ajo, e me dëshpërimin të më madh e me kënaqësinë poashtu të madhe që e njoha,i them ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik. Ka qenë dhe mbetet për lakmi…do ta kujtojmë si personin më të mirin që kam njoftë në komunitet artistik dosido por si personin e tillë që flet shqip. Ka me m’mungu shumë kur më shajke me nanë hahaha…lot.
“Ah bre djali jem…t’kisha me shku se boll ma…me mujt në gjumë e mos mu qu…leze leze…a Lezja, shkoj për atë dyje hahahaha…qeshtu kisha pasë qef me dekë”. – thojke edhe ky ke muhabeti i fundit me te ne telefon.
Ngushëllime”.

Aktori ka shkruar sërish për aktoren ku ka zbuluar edhe një detaj tjetër nga raporti i tyre e që lidhet me një unazë të aktores së ndjerë.

“Fotografoma unazën se e du shumë, thojke”, ka shkruar Naseri i cili tha se nuk do të ndez sot qirinjë për të por do të lutet për shpirtin e saj.

/GazetaBlic