Sporti

Napoli synon yllin e Arsenalit në janar

12/25/2019 08:43
nga:Lorik J

Napoli duket se e ka bërë prioritet transferin e mesfushorit uruguaian gjatë janarit

Siç raporton në orët e vona të mbrëmjes, Corriere Dello Sport, Napoli është duke bërë gjithçka që të arrijë transferin e Lucas Torreira gjatë muajit janar.

Torreira ka dështuar që të startojë rregullisht në formacionin e Gunners këtë sezon, derisa besohet se edhe ai parapëlqen rikthimin në Serie A.

Por, Torreira nuk është objektivi i vetëm i Napolit për janar.

Nëse ata dështojnë ta transferojnë Torreiran, atëherë do të kërkojnë Stanislav Labotkan e Celta Vigos.