Sporti

Napoli shënon fitoren e tretë rresht, rikthehet në garë për pozitën e katërt

02/29/2020 22:43
nga:M K

Napoli ka shënuar edhe fitoren e tretë rresht për t’u rikthyer kështu në garë për pozitën e katërt.

Nënkampioni aktual italian e kishte nisur si më mos më keq edicionin 2019/2020 në Serie A, megjithatë duket se tani po shihet ajo drita në fund të tunelit, e cila pritet të jetë shpresëdhënëse për trajnerin Gattuso dhe drejtuesit e klubit se mund t’ia arrijnë qëllimit minimal, pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic.

Manolas e Di Lorenzo realizuan për vendasit, kurse Edera ngushtoi epërsinë fare në fund të takimit, por pa arritur të bëjë diçka më shumë.

Takimi u mbyll 2-1, derisa Napoli shkon në kuotën e 39 pikëve, ku tani ka gjashtë pikë më pak se Atalanta, por se kjo e fundit ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Xhiron e ardhshme napoletanët i shkojnë Veronës në Marc’Antonio Bentegodi, derisa Torino do të jetë nikoqire e Udineses.

/GazetaBlic/

05/01/2020 21:44

Liverpooli hidhet në sulm për yllin e Napolit