Sporti

Napoli s’është për titull, s’e mposht dot as Genoan

11/09/2019 22:46
nga:M K

Napoli vazhdon serinë e rezultateve negative në Serie A.

Djelmoshat e Ancelottit barazuan ndaj Genoas pa gola, për ta regjistruar këtu edhe xhiron e katërt radhazi pa fitore, shkruan GazetaBlic.

Që nga fitorja me Veronën më 19 Tetor 2019, napoletanët kanë barazuar me Spalin, Atalantën, janë mposhtur nga Roma dhe tani barazojnë me Genoan, që ka arritur të nxjerrë një pikë të artë në “San Paolo”.

Nënkampioni aktual italian shkon në kuotën e 19’të pikëve dhe pozicionohet në vendin e shtatë, kurse Genoa me vetëm nëntë sosh renditet e 17’të në tabelën e klasifikimit.

Xhiron e ardhshme Napoli i shkon Milanit, ndërsa Genoa sërish do të jetë mysafire, ku në udhëtim do të luajë ndaj Spalit.

/GazetaBlic/

12/14/2019 14:56

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Napoli – Parma, mësoni arsyen