Sporti

Napoli rikthehet në stërvitje?

05/01/2020 19:34
nga:M K

Napoli mund të rikthehet në stërvitje, madje qysh nga java e ardhshme.

Deklaratat e kreut të regjionit të Kampanias, prej nga është edhe Napoli, duket se kanë “detyruar” ekipin nga “San Paolo” që të projektojnë fillimin e stërvitjeve, përcjell GazetaBlic.

Ky regjion është një nga më pak të prekurit, me vetëm 354 viktima të konfirmuara deri më tani.

Kreu, Vincanzo De Luca, në një prononcim për media ka konfirmuar se ka biseduar me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, lidhur me kohën e rikthimit.

“Unë kam biseduar me presidentin e Napoli rreth rikthimit të skuadrës në stërvitje. Propozimi i tij dukej i arsyeshëm për mua dhe unë jam në favor, gjithmonë nën këto kushte”, ka thënë ndër të tjerash De Luca.

Kujtojmë se përveç Napolit, për t’iu rikthyer stërvitjeve ka leje edhe Parma, por klubi nga “Enio Tardini” ka deklaruar se do t’i presë edhe vendimet e organeve tjera shtetërore.

/GazetaBlic/

06/30/2020 13:41

Napoli gati 100 milionë euro për dy futbollistët e Lille