Sporti

Napoli nis misionin “titull”, spektakël në “Artemio Franchi” për tri pikët e para

08/24/2019 23:04
nga:M K

Napoli ka shënuar fitore të jashtëzakonshme ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”.

Djelmoshat e Ancelottit kishin një ndeshje të vështirë përballë Fiorentinës së përforcuar, por që në fund i’a arritën qëllimit, shkruan GazetaBlic.

Arkëtuan tri pikët e para dhe kështu të jenë në hap me Juventusin qysh në start të edicionit.

Insigne dy herë, Callejon e Mertens nga një herë, mjaftuan që nënkampionët aktual të korrin fitore, përkundër tre golave të pësuar nga “violat”, për të cilën shënuan, Pulgar, Milankovic e Kevin Prince Boateng.

Javën e ardhshme, Napoli do ta zhvillojë derbin e javës kundër Juventusit në “Allianz”, derisa skuadra e Montellas udhëton drejt Genoas, për t’u përballur me skuadrën me po të njëjtin emër.

/GazetaBlic/

11/13/2019 11:36

Ylli i Napolit drejtë Kinës