Sporti

Napoli hyn në garë për Icardin

03/19/2020 16:21
nga:M K

Sipas të gjitha gjasave do të kthehet në Itali, por jo te Interi.

Mauro Icardi ka shkëlqyer me PSG’në që nga kalimi i tij në “Parkun e Princave”, por duket se nuk do ta nënshkruajë kontratën pas përfundimit të huazimit, përcjell GazetaBlic.

Përkundër momenteve të mira me kampionin aktual francez, Icardi po lidhet me një rikthim në Apenine, por kësaj radhe jo te Interi. Juventusi është skuadra që tash e disa kohë interesohet për t’i siguruar shërbimet e argjentinasit.

Megjithatë, bianconerët do ta kenë edhe një konkurren tjetër nga Serie A. Fjala është për Napolin. Presidenti Aurelio De Laurentiis është i gatshëm që të hap portofolin e tij dhe të paguaj shumën e përafërt të kërkuar nga Interi, vetëm e vetëm që ta ketë në skuadër përfaqësuesin ameriko-latin.

Kuptohet, shumëçka do të varet edhe nga zgjedhja e lojtarit, e me gjasë për të “Zonja e Vjetër” është mundësia më e mirë për të shfaqur gjithë kapacitetin e tij prej sulmuesi “vrastar”.

/GazetaBlic/

05/01/2020 21:44

Liverpooli hidhet në sulm për yllin e Napolit