Sporti

Napoli gjen pasardhësin e Hamsik në La Liga

02/11/2019 18:55
nga:Lorik J

Napoli raportohet të ketë arritur marrëveshjen me Pabo Fornals, mesfushori i Villarreal pritet të zëvendësojë Marek Hamsik.

Sipas Corriere dello Sport, Fornals është zgjedhja e parë e Napolit për të mbushur boshllëkun e lënë nga Hamsik, i cili është rrugës për në Kinë.

Megjithëse nuk arriti akordin me Villarreal muajin e jaluar, gazeta thotë se klubi italian ka gjetur marrëveshjen verbale me përfaqësuesit e spanjollit për transferimin në verë.

22-vjeçari ka një klauzolë 30 milionë euro, por Villarreal mund të detyrohet ta shesë për më pak, duke parë se është katër pikë larg nga një vend që do ta rrëzonte në një kategori më poshtë. ts