Sporti

Napoli gati 100 milionë euro për dy futbollistët e Lille

06/30/2020 13:41
nga:M K

Napoli nuk e ka ndërmend të kursejë, përkundër krizës post-koronavirus që ka kapluar thuajse shumicën e skuadrave elitare.

Madje, “Il partenoepei” kanë ndërmend të shpenzojnë hiç më pak se 100 milionë euro, dhe atë për vetëm dy lojtarë, përcjell GazetaBlic.

Bëhet fjalë për anëtarët e ekipit francez, Lille, Gabriel dos Santos Magalhães dhe Victor Osimhen.

Nigeriani 21 vjeçar ka shkëlqyer këtë edicion, teksa këto paraqitje kanë rënë në sy të klubeve më të mëdha, që kanë shfaqur interesim për të.

Por, Osimhen nuk pritet të jetë i vetmi që mund të zbarkojë në Napoli. Sipas ekspertit të merkatos, francezit Manu Lonjon, Napoli është afër arritjes së marrëveshjes me Lille për blerjen komplete të dyshes Gabriel – Osimhen.

Vlera aktuale brazilianit sillet rreth 30 milionë euro, kurse përfaqësuesit nigerian plot 70 milionë sosh, çka do të thotë se akordi mes palëve mund të arrihet nëse Napoli do të jetë i gatshëm që paguajë menjëherë për të dytë.

/GazetaBlic/

08/12/2020 09:37

Manchester City nuk e ka ndërmend të ndalet, ofertë zyrtare te Napoli për Koulibalyn