Sporti

Napoli fiton në Verona, ëndërron zonën “Champions”

06/23/2020 21:37
nga:M K

Napoli ka shënuar fitore të pastër në udhëtim ndaj Veronës në “Marc’Antonio Bentegodi”.

Milik në minutën e 38 e Lozano në atë të fundit të rregullt, mjaftuan për nepoletanët që të arkëtojnë tri pikë të reja në renditjen tabelare, përcjell GazetaBlic.

Me këtë triumf, “Il Partenopei” mbajnë gjallë edhe më tutje shpresat për një vend në që dërgon në Ligën e Kampionëve, ani pse momentalisht kanë nëntë pikë më pak se Atalanta, e një ndeshje më shumë të zhvilluar gjithashtu.

Napoli tani ka 42 pikë, ndërsa Verona mbetet në 38 sosh, për të frymuar lirshëm në pjesën e epërme të tabelës dhe për të mbetur edhe më tutje në garë për Europa Ligë.

/GazetaBlic/

08/12/2020 09:37

Manchester City nuk e ka ndërmend të ndalet, ofertë zyrtare te Napoli për Koulibalyn