Sporti

Napoli – Fiorentina, notat e futbollistëve

01/18/2020 23:07
nga:M K

Fiorentina ka mposhtur pastër Napolin e Gennaro Gattusos me rezultat 0-2.

Federico Chiessa realizoi fillimisht në pjesën e parë në minutën e 26’të, para se Vlahovic në të 74’tën të regjistrojë shifrat përfundimtare, Napoli zero, Fiorentina dy, shkruan GazetaBlic.

Gjatë gjithë ndeshjes, mysafirët ishin dukshëm më konkretë si dhe të vëmendshëm në lojë, me çka edhe arkëtuan tri pikë tejet të rëndësishme për t’iu larguar sadopak zonës së rrezikshme.

Me këtë fitore, skuadra nga Artemio Franchi shkon në kuotën e 24 pikëve, aq sa ka edhe Napoli në pozitën e 12’të.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll, “whoscored” ka dalë me notat e futbollistëve.

/GazetaBlic/

03/18/2020 22:30

Commisso: Kemi 8-10 të prekur, 3 janë të shtruar në spital!