Sporti

Nainggolan: Po frikësohem për gruan time, ajo vuan nga kanceri

03/25/2020 22:13
nga:Lorik J

Mesfushori i Cagliari, Radja Nainggolan pranon se ka frikë se ai mund të infektohet me coronavirus dhe më pas t’ia kalojë atë gruas së tij, e cila po lufton me kancerin.

Gruaja e Nainggolan, Claudia ka kancer dhe për këtë arsye është në rrezik më të lartë nëse e kap koronavirusi, përcjell GazetaBlic.

“Coronavirus është një problem i madh, ne po flasim vetëm për këtë,” tha Nainggolan në Instagram.

“Shpresojë se gjithçka do të kalojë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ajo [Claudia] ende ka një sistem të dobët imunitar. Prandaj, ajo po shmang spitalet. Tashmë kemi kaluar periudhën më të vështirë, gjërat tani po shkojnë në drejtimin e duhur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/