• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Naim Rashiti: Ky është shekulli i shqiptarëve, shoqëria kosovare kurrë nuk ka qenë më mirë se sot!

02/18/2023 21:05
nga:Y I

Drejtori i “Grupit për Ballkanin” Naim Rashiti i ftuar në “Blic Interview” me Astrit Gashin, ka theksuar se Kosova tashmë ka arritur atë që e kanë ëndërruar gjenerata të tëra.

Rashiti tha se populli i Kosovës kurrë në histori nuk ka qenë më mirë se tani.

“Shteti ka arrit atë që e kanë ëndërruar gjenerata. Natyrisht se sfida e shtetndërtimit merr kohë, por besoj se ky është shekulli i shqiptarëve që ka ndodhë Pavarësia e Kosovës, megjithëse janë disa territore përreth që ende janë në vështirësi”, thotë Rashiti, raporton Gazeta Blic.

“Politika mban përgjegjësinë kryesore që ta bindë qytetarin që me të vërtetë jemi duke jetuar në një shtet të pavarur, pa frikë pa represion, pa okupatorë e të tjera. Natyrisht ka probleme të shtetndërtimit, por ky shtet është i ndërtuar,  i konsoliduar, ka institucione shumë demokratike, ka dëshmuar që mbahen zgjedhje dhe tranzicion pushteti shumë demokratik dhe po zhvillohet prej vitit në vit. Natyrisht ka sfida të mëdha por shoqëria kosovare, ky popull i Kosovës kurrë në historinë e tij nuk ka qenë më mirë se sa sot dhe është në një stad për të cilin ka ëndërru për më shumë se 100 vite”, thotë ai.

Tutje, Rashiti theksoi se Kosova ka përpara plot sfida në procesin e shtetndërtimit.

“Në vitin 2008 nuk ka qenë çlirimi, por ka qenë fillimi dhe formësimi i shtetit. Qytetarët harrojnë se në vitin 1999 ka ndodh diçka shumë e rëndësishme siç është çlirimi i vendit nga okupatori dhe vendosja e Kosovës në agjendën ndërkombëtare. Sigurisht se ka plot sfida, zhvillime që nuk janë arritur siç duhet”, deklaroi Rashiti në Blic Interview raporton Gazeta Blic.