Lajme

Naim Geci tregon si u ekzekutua Ahmet Krasniqi para dyerve të Ministrisë së Mbrojtjes

11/05/2018 21:13
nga:A. R.

Rrethanat dhe vrasja e ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqit, mbetet ende mister.

Por, ndonëse ka akuza e ndër akuza rreth dorasve të këtij akti, njeriu më i afërt i tij, Naim Geci ka rrëfyer ekskluzivisht për Zona B ngjarjen se si ishte ekzekutuar, kolonel Ahmet Krasniqi.

”Prej një darke që kemi qenë të ftuar me ministrin, jemi kthyer tek zyret tona që kanë qenë tek Medreseja”.

”Kam qenë me Ahmet Krasniqin dhe Rifat Haxhiajn. Sapo arritëm dola t’i hap dyert për tu futur në oborrin e ndërtesës ku rrinim ku i kishim zyret tona”.

”Papritur kanë ardhur dy persona të maskuar, ishte ora 23:30”.

”Janë afruar që të dy, njëri tek unë më ka kontrolluar më afroi tytën në ballë e tjetri iu afrua kolonelit (Ahmet Krasniqit), duke sugjeruar ky që ishte afër meje. I tha me dy fjalë ”ky është ky” dhe kështu ka ndodhë ekzekutimi”.

”Vetëm këto fjali kanë qenë që janë thënë nga njëri i maskuar ”ky është ky” asnjë tjetër fjalë s’ka pas nga ta”.

”Ishin të maskuar, çdo gjë ka qenë e zezë, vetëm sytë e tyre janë parë, as dorë as asgjë – gjithçka ishte e zezë”, thotë bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit, Naim Geci, njofton Klan Kosova.

 

04/12/2019 23:11

E thotë Hisen Berisha: Ne u themeluam nga Ministria e Mbrojtjes dhe ministri Ahmet Krasniqi