Lajme

Nagavci: Isa Mustafa sot e dëshmoi se do të jetë në shërbim të Thaçit!

04/20/2020 17:30
nga:Norë Kelmendi

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV’së, Arbërie Nagavci ka shkruar në Facebook se kreu i LDK’së sot e ka dëshmuar se do të jetë në shërbim të presidentit Hashim Thaçi.

“Presidenti Thaçi në mbrëmjen e dt.19 prill: “Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien” ( të hiqen).

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me dt.20 prill: “ Nëse LDK-ja do ta drejtonte një Qeveri, hapi i parë do të ishte heqja e reciprocitetit”, ka shkruar ajo.

“Mozaiku po plotësohet, Thaçi vetëm se e rikonfirmoi të vërtetën e rrëzimit të Qeverisë Kurti nëpërmjet të shumicës së deputetëve të LDK-së. Qëllimi ishte dhe mbetet formimi i një qeverie antikushtetuese, për ta larguar vendin nga parimi i reciprocitetit me Serbinë,e për t’i hapur rrugë pastaj dhe nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë. Ky është një skenar që e kemi parë tashmë”, deklaroi e njejta.

Nagavci ka shkruar se 7 vite më parë,  Thaçi e kishte nënshkruar një marrëveshje shumë të dëmshme për vendin.

“ Me Marrëveshjen e parë të parimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Thaçi e Daçiq vendosën parimet dhe bazën e asaj që me vonë do të quhej “Zajednica” (marrëveshja Mustafa me Vuçiqin në vitin 2015)”, tha e njejta.

Pas cicërrimes së mbrëmshme të Presidentit Thaçi, sot menjëherë u lajmërua Kryetari i LDK-së duke dëshmuar se edhe një…

Publiée par Arbërie Nagavci sur Lundi 20 avril 2020

04/27/2020 11:40

Nagavci – Presidentit: Ia dërgoje dy letra në ditë Albinit, ku jeni tash?