Sporti

Nacho: Tetë pikë janë shumë

10/31/2017 08:18
nga:F.B

Nacho Fernandez ka pranuar se humbja e Real Madridit nga Girona ishte e dhimbshme.

Ai ka shprehur brenga për mungesën e vetëbesimit nga skuadra madrilene.

Dy gola për katër minuta nga Stuani dhe Portu e kthyen Gironan në lojë midis Katalunisë, duke mposhtur mbretërit nga Madridi.

“Ishte humbja e dhimbshme”.

“Ne po luanim mirë dhe shënuam të parët, por nuk jemi përgjigjur si duhet. Nuk kemi pasur përgjigje për kundërshtarin”.

“Zakonisht ne kemi shumë besim dhe gjejmë mënyra, por në këtë takim ishte ndryshe, ne nuk ishim të mirë dhe nuk reaguam pozitivisht”.

“Tabela? Tetë pikë janë shumë, por ne jemi Real Madridi dhe ne e dimë se gjithçka është e mundur. Ka ende shumë pikë për të cilat duhet të luftojmë”, u shpreh Nacho.

 

11/20/2017 11:02

Reali merr lajmin e keq. Pesë lojtarë i mungojnë në Champions League