Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka folur lidhur me punësimin e vajzës së axhës në Komunë.
Haskuka u shpreh se ai nuk e punësoi atë, por procedurat.
“Unë nuk e kom punësu, por procedurat e punësimit shkojnë me procedura të caktuara, njëjtë edhe për këto është ligji.
Gjithë këto procedura mund ti ketë edhe dikush i njofshëm, gjithçka ka shkuar sipas procedurave“, u shpreh ai në ATV.