Lajme

Mytaher Haskuka e humb “betejën” përballë opozitës: MAPL thotë se Kryesuesi i Asamblesë Komunale u zgjodh në mënyrë të ligjshme (Dok)

02/29/2020 15:51
nga:Gazeta Blic

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka kthyer përgjigje kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka për mënyrën e zgjedhjes së kryesuesit të ri të Asamblesë Komunale.

Gazeta Blic e ka siguruar interpretimin ligjor të MAPL-së, për mënyrën e zgjedhjes së Sulltan Badallajt të PDK-së në krye të Asamblesë Komunale.

Zyra Ligjore e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal e ka konsideruar si të ligjshëm zgjedhjen e Badallajt.

“… akti i komunës në aspektin procedural, është në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet ndër të tjera në shkresën e siguruar nga Gazeta Blic.

Në vazhdim e gjeni këtë interpretim, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic.

Asambleja Komunale e Prizrenit kishte mbetur pa kryesues, që nga zgjedhja e Artab Abrashit si deputet.

Më 13 shkurt, Vetëvendosje e kishte propozuar Muharrem Elezkurtajn për kryesues, por që partneri i koalicionit në Prizren- LDK nuk e votoi, duke bërë që opozita ta zgjedh njeriun e saj.

Pra, PDK-AAK dhe Nisma arrijnë që Sulltan Badallajn e PDK-së ta zgjedhin në krye të Asamblesë Komunale.

Menjëherë pasi VV dështoj ta zgjedh Elezkurtajn në postin e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Mytaher Haskuka ka prishur koalicionin me LDK-në.

Pas prishjes së koalicionit nga Vetëvendosje, flasin nga LDK e Prizrenit: Mytaher Haskuka veproi njëanshëm

 

 

06/09/2020 20:05

Haskuka: Isa Mustafa është kundër ndryshimeve në Kosovë