Lajme

“Mustaqet e Erdoganit i bëjnë të fala mustaqeve të Agim Veliut”

09/19/2020 13:02
nga:F K

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pas aksionit të zhvilluar mbrëmë nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës në Karaçevë, ku edhe u arrestuan 33 persona, 10 prej tyre zyrtarë policorë, shkruan GazetaBlic.

Berisha, ka kritikuar kohën se kur është është marrë ky aksion, pasi që siç ka thënë ajo, i njëjti aksion ka qenë e mundur të zhvillohet edhe ditën, duke ironizuar edhe me “masakrimin” e pemëve në Gjakovë.

“Bullduzheri i ka nxjerr me rrënjë kazinot në Karaçevë në të njejtën ditë që Gjakova i ka nxjerr me rrënjë lisat shekullor midis qyteti. Kështu ndodh kur kordinohen bullduzherët e Kosovës dhe rrënjët tona ‘flasin’ me një zë”, ka shkruar ajo pos tjerash.

Postimi i saj i plotë:

Fuqia e mustaqeve.
Bravo Avdullah Hoti, Allahu të shpërbleftë.
Mburret me ty Qatari, Arabia, Turqia, Kamboxha e të gjitha shtetet muslimane, se mbrëmë ti ua ke zbardh fytyrën.
E meriton që një xhami të pagëzohet me emrin tënd dhe të ndërtohet mbi rrënojat e llastrave të kazinove në Karaçevë.
Avdullah Hoti e ka zgjedhur mesnatën, për ta bërë natën-ditë.
Se filmat shikohen veç në terr.
Se ato kazinot prej llastre kanë qenë edhe ditën aty, por ditën nuk shihet bullduzheri, nuk e ka atë ndjesinë si kur e sheh natën.
Në Karaçevë nuk kanë lu me fatin e tyre tinëz.
Bullduzheri i ka nxjerr me rrënjë kazinot në Karaçevë në të njejtën ditë që Gjakova i ka nxjerr me rrënjë lisat shekullor midis qyteti.
Kështu ndodh kur kordinohen bullduzherët e Kosovës dhe rrënjët tona ‘flasin’ me një zë.
Tamam qysh i ka hije një shteti islam që nuk luan me fatin, ose që fatin nuk e merr si lojë, Allahu na ruajt.
Pritet që Las Vegasi të mobilizohet për ta shpallur Avdullah Hotin ”person i rrezikshëm’ për të ardhmen e atij vendi mëkatar që u ndërtua mbi ‘haram’.
Bota perendimore e ka stilin tjetër, e rregullon me Ligj edhe lojën online, kurse në Kosovë komplet buxheti vjedhet nga qeveria (s’ka tender të pakorruptuar dhe s’ka politikan të varfër, përveç po dihet për kë e kam fjalën), kurse rrënohen pesë trafika (kiosqe) prej llastre në Karaçevë dhe bëhet film.
Kjo në fillim ishte ide ekstremiste e Ramush milionerit, i cili jashtë trupit të tij fizik është i krishterë, për nevoja ortodokse bëhet Gjokoviq , kurse në mendje mbetet qysh i ka hije Ramush, mysliman i devotshëm, që me të drejtë ‘i urren’ të gjitha ‘lojërat e fatit’ që nuk i sjellin fat atij.
Është kisha e Millosheviçit midis Prishtine, e ndërtuar pa leje, edhe aty ka shpirtëra të korruptuar, pse nuk po e rrënoni.
Janë qindra lokale në veri pa leje, qindra shtëpi pa leje, por si shtet islam që jemi, e marrin shembullin e Turqisë ‘është gjynah dhe e ndaluar m’i rrëzu shtëpitë pasi të ndërtohen’.
Ai që më së lehti bëhet nervoz (pas Vjosës) është Agim Veliu.
Mjaftoi që ia shau Rexhep Selimi mustaqet, për m’i marrë bulldozherat e me tregu fuqinë dhe pushtetin e mustaqeve.
Po m’i pas nervozu më shumë, çka kish ndodh me ministrin që si çështje të brendshme nuk mund ta mbajë as nervozën e tij personale.
Kur njeriu nervozohet për mustaqet që përnjëmend i ka, e s’po ja ngjet Vetëvendosja me UHO, nuk është shenjë e mirë, tregon komplekset e jashtme të ministrit të brendshëm.
Pas këtij aksioni të fuqishëm, Agim Veliu duhet të ndjehet bartës krenar i mustaqeve. Sepse mustaqet e Erdoganit i bëjnë të fala mustaqeve të Agim Veliut.
I lumtë.
Me lejen e Allahut, më në fund Avdullah Hoti po e merr në dorë fatin e Kosovës.
P.S. S’di a është e ndalume por unë jam tuj e lu një lojë të fatit në rrethana shtëpie dhe i kam shti n’lojë goxha do pare, 5 euro.
Loja quhet ‘Vargjet satanike të Avdullah Hotit’.

Fuqia e mustaqeve. Bravo Avdullah Hoti, Allahu të shpërbleftë.Mburret me ty Qatari, Arabia, Turqia, Kamboxha e të…

Publiée par Kimete Berisha sur Samedi 19 septembre 2020

Aksioni i mbrëmshëm i Policisë së Kosovës në Karaçevë, çka dihet deri tash

10/08/2020 13:54

Agim Veliu ngacmon VV-në: Mos ju ka humbur diçka në aksionin në Karaçevë?