Sporti

Mustafin e gozhdojnë: Mbrojtësi me ndërhyrjen më të dobët në histori

07/13/2020 11:13
nga:Gazeta Blic

Shkodran Mustafi është përsëri në qendër të vëmendjen në mediat britanike dhe rrjetet sociale në këtë vend dhe fatkeqësisht për të, përsëri për diçka të keqe; lojën e tij shumë të dobët.

Mbrojtja e Arsenalit në krye me qendërmbrojtësin shqiptar u fajësua për humbjen 2:1 kundër Tottenhamit të dielën në derbin e Londrës veriore në Premierligë.

Topçinjtë e kishin epërsinë falë golit të Alexandre Lacazette, por dështuan ta ruanin atë duke i pranuar dy gola Son Heung-min dhe Toby Alderweireld dhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e fajësoi skuadrën e vet duke thënë se ajo ia fali fitoren skuadrës së Jose Mourinhos.

Ky rezultat bën që Tottenhami të ngrihet në pozitën e tetë, ndërsa Arsenali të bjerë në vendin e nëntë në renditje.