Lajme

Mustafa: U përgatitëm për sfidat e reja, votat për qeverinë i kemi!

06/02/2020 19:37
nga:N.K

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, i pari i kësaj partie, isa Mustafa, ka thënë se ata kanë mbajtur mbledhjen e kryesisë për seancën e nesërme, duke u përgatitur kështu edhe për sfidat që do i presin gjatë qeverisjes së ardhshme.

“Jemi para një momenti të rëndësisshëm për ygjedhjen e qeverisë së re, ne e patëm kryesinë që të bëjmë përgatitjet për seancën e nesërme për qeverinë, ne e vlerësojmë tepër të rëndësishme senacën e nesërme dhe LDK-ja ta marrë drejtimin e qeverisë, të ballafaqohemi me sfidat që janë para nesh, është sfida e pandemisë e cila po vazhdon edhe më tutje, dhe të sigurojmë një menaxhim të mirë të Ministrisë së Shndetësisë”

“Kemi si sfidë të rëndësishme rimëkëmbjen e ekonomisë, pastaj edhe sektorin bankar dhe presim që do të sfidohemi në mënyrë të rëndësishme me dialogun me Serbinë”

“Ne patëm një seancë të gjatë të kryesisë në mënyrë që të diskutojmë për sfidat që do të ballafaqohemi.”

“Votat i kemi për qeverinë e re”, tha tutje Mustafa.

Konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së!

Konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së!

Publiée par GazetaBlic sur Mardi 2 juin 2020

10/07/2020 19:45

Zgjerimi i koalicionit afër: Si ndodhi që Isa Mustafa i hoqi vijat e kuqe për PDK-në, që dikur i quante “tradhtarë”