BLIC.TV

Mustafa: U largova nga PDK, kishte presione e frikë mbi kandidatët për kryetar dege

05/22/2019 22:05
nga:A. R.

Nehat Mustafa, njëri nga themeluesit e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, në emisionin “Expose” ka rrëfyer arsyet e largimit dhe mos kandidimit të tij për kryetar të degës së PDK në Ferizaj.

Sipas tij procesi zgjedhor në këtë degë ka qenë jo demokratik dhe përmes largimit të tij ka disa mesazhe për degën në Ferizaj dhe PDK në Qendër.

Ka qenë jo e lehtë për mua që si themelues i PDK të mos marrë pjesë në Kuvendin zgjedhor të PDK në Ferizaj dhe me mos pjesëmarrjen time kam dërguar një mesazh edhe në partinë në Ferizaj që më merren më seriozisht e që mos të organizohet demokraci improvizuese sa për të thënë se po organizojmë një proces demokratik, por me vet faktin që kandidatëve për kryetar degë iu mohohet e drejta ose iu bëhet presion që ata ta tërheqin një ose dy ditë para Kuvendit, kandidaturën dëshmon më së mirë a kam pasur të drejtë apo jo, pra nuk kam dashur të marrë pjesë në këto zgjedhje, ku rezultatet kanë qenë paraprakisht të ditura,” – ka thënë Mustafa.

Dokumentarin e plotë nga Expose, mund ta shikoni këtu: