Lajme

Mustafa tha se s’kishte Njësi Speciale kur u sulmua shtëpia e tij, reagon ish-drejtori i Policisë

10/29/2021 08:07
nga:M K

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se deklarata e ish-kryeministrit Isa Mustafa se kur është sulmuar shtëpia e tij nuk ka pasë njësi speciale nuk qëndron plotësisht.

Ai tha se njësitë speciale nuk ishin në vendin e ngjarjes momentin kur ka ndodhur sulmi, por ato menjëherë u dërguan pasi u mor vesh për sulm.

“Më kujtohet si sot ngjarja kur ka ndodhur te shtëpia e ish-kryeministrit Mustafa. Është e vërtetë që në momentin kur i është sulmuar shtëpia kanë qenë vetëm policët e rendit që e kanë siguruar dhe është e vërtetë ajo që e ka shkruar ish-kryeministri. Mirëpo, në momentin që ka ndodhur sulmi në Prishtinë menjëherë janë shtuar masat e sigurisë edhe me njësi speciale dhe jo vetëm aty, por edhe në shtëpinë që e ka në Prapashticë i kemi çuar njësitë për rritjen e sigurisë. Domethënë pjesa e parë e deklaratës është e vërtetë, por kjo e fundit besoj që nuk është korrekte”.

Qalaj në Klan Kosova ka thënë se është obligim i policisë që t’i sigurojë krerët e shtetit dhe kjo gjë s’duhet diskutuar.

“Eskorta duhet të ekzistojë dhe është domosdoshmëri, bile veç në Kosovë diskutohen. Policia e ka për obligim dhe gjithashtu AKI-ja duhet të bashkëpunojë që sa më shumë të sigurojë informata lidhur me të dyshuarin e mundshëm, lidhur me profilin e tij dhe pastaj shikohet se çfarë rreziku paraqet nëse është kërcënim real apo jo dhe të vazhdohet me masat.

Megjithatë, ai tha se si anëtar i PDK-së mendon që rasti i kërcënimit që ndodhi ndaj kryeministrit Kurti është pak i ekzagjeruar.