Një tërmet është regjistruar në fshatin Uglarë të Komunës së Gjilanit, me magnitudë 2.7 shkallë të Rihterit. të martën në orën 17:45.
Shemsi Mustafa, nga Instituti Sizmik i Kosovës, thotë se epiqendra e tërmetit ka qenë në territorin të Serbisë, afër kufirit të Kosovës.
“Faktikisht epiqendra ka qenë në territorin e Serbisë, afër kufirit të Kosovës, 13 km në juglindje të Gjilanit, dhe ky tërmet nuk është tërmet i një fuqie që mund të shkaktojë dëme apo viktima”, tha ai.
“Ky lloj tërmeti me intensitet të ulët tregojnë që janë zona sizmike, apo me rrezik sizmik të lartë”, shtoi Mustafa në Edicionin Special.