Lajme

Mustafa për përfshirjen e PDK’së në koalicion: Rrethanat kanë ndryshuar, të mos jemi përjashtues

08/09/2020 16:11
nga:N.K

Lideri i LDK’së po thotë po kërkon një qasje të re në raportet ndërpartiake në Kosovë. Po thotë se kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë rrethanat pas paralajmërimit të aktakuzave dhe marrëveshjes finale me Serbinë. Prandaj, ai po kërkon të mos ketë përjashtime partitë mes vete kur është në pyetje Shteti. Megjithëkëtë, për çdo ndryshim qëndrimi në raport me PDK’në, Mustafa thotë se do të marrë mendimin e partisë.

Kreu i LDK’së ka folur për mundësinë e përfshirjes së PDK’së në koalicionin qeveritar.

Mustafa i tha Gazetës Express se rrethanat kanë ndryshuar pas propozim-aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit.

“Rrethanat kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë pas paralajmërimit të aktakuzave nga Prokurori i  specializuar. Edhe mos të ishte kjo, në fund të vitit do duhej të uleshim e të merremi vesh për zgjedhjen e Presidentit. Në çdo variantë mungesa e një dakordimi për zgjedhje të  Presidentit na qon në zgjedhje të reja”, tha ai.