Lajme

Mustafa i PDK-së: Ç’pikni fakte për rinumërim!

11/26/2017 19:04
nga:Gazeta Blic

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit nga radhët e PDK-së, Qemajl Mustafa konsideron se është e rendit që të kërkohet rinumërimi i votave pas numërimit të votave me kusht, votave me postë dhe atyre me nevoja të veçanta.

Sipas tij një gjë e tillë është legjitime, vetëm se duhet të ofrohen fakte.

“E tash po. Është ligjore me lypë rinumrim por, vetëm nëse ç’pikni fakte”, ka shkruar ai në një postim në profilin e tij në rrjetin shoqëror Facebook duke aluduar tek subjekti i tij politik, ku për udhëheqësinë e saj nuk ka edhe aq mendime të mira.

Vlenë të theksohet se Mustafa, kohë më parë ka lëshuar akuza në drejtim të udhëheqësisë së PDK-së, duke thënë se janë pikërisht ata që po e shkatërrojnë këtë parti.

Ai ka thënë se PDK po vazhdon injorimin e kuadrove nga Gjilani derisa ka thënë se po avancohen vetëm ata që po dijnë të jargiten para shefave.

“Sa më përket mua personalisht, unë u kam dhënë rast të tjerëve në degë që të “bëhen” zëvendësministra. Nuk është në natyrën time që të vrapoj pas ndonjë pozicioni pa miratimin dhe pa interesin e atyre që dy herë më kanë fuqizuar me besimin dhe punën e tyre për kryetar të një komune të madhe”, ka thënë Mustafa.

“Aq më pak është në natyrën time që pas 18 muajve të injorimit total të vrapoj pas një posti shterpë e të pavlerë të një zëvendësministri. Këtë “benefit” le ta gëzojnë ata të cilëve jargët u rrjedhin për sorollatje, për manipulime, shpifje dhe për përfitime pa punë. Të tillë fatkeqësisht, në parti e në degën tonë ka përherë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, PDK-ja së fundmi ka paralajmëruar zgjedhje të brendshme pas rezultatit jo aq të kënaqshëm që kishte në zgjedhjet lokale. /Gazeta Blic/

 

12/04/2019 18:33

Mblidhet PDK-ja, diskutohet për krijimin e institucioneve të reja