Lajme

Mustafa, PDK: Më 2023, mbi 13000 biznese më pak se një vit më parë

10/03/2024 19:32
nga:Y I

Koordinatori i Departamentit të Financave në PDK, Arben Mustafa, ka thënë se nga viti 2022 deri në 2023, në Kosovë ka pasur mbi 13 mijë biznese më pak.

Mustafa, që është edhe ekspert i ekonomisë, në profilin e tij në Facebook këtë zhvillim e ka quajtur shqetësues.

“Në vitin 2023, Kosova kishte 13,302 biznese më pak sesa në vitin 2022. Ky fakt shqetësues tregon se Kosova po bëhet çdo ditë e më pak tërheqëse për të bërë biznes. Pra, jo që nuk po arrijmë të tërheqim investime të jashtme, por nuk po arrijmë as t’i mbajmë bizneset ekzistuese në Kosovë”, tha Mustafa.

Rënia e numrit të bizneseve, sipas Mustafës, është në të njëjtën linjë me rënien e vazhdueshme të investimeve të sektorit privat dhe përkeqësimin e deficitit tregtar në nivelin më të lartë që kemi pasur ndonjëherë.

“Kosova nuk mund të vazhdojë me këtë trend degradimi, që po reflektohet në përkeqësimin e standardit të jetesës së çdo qytetari”, tha Arben Mustafa.