Në 24 -vjetorin e vrasjes, Besian Mustafa, djali i veprimtarit, Xhemail Mustafa, ka shkruar një postim prekës.
Mustafa tregon emocionet e lindjes së të birit dhe si ia la emrin që i përngjante babait të tij.
“Hë Bes, a ka diçka?”, m’pyeti nana, kur po hyja në banesë mendjen mjegull, emocionet e shkapërderdhura nga gëzimi në mallëngjim, në huti, shpresë, ankth…
“Djalë, nanë. Gem ia lash emrin, i përgjanë emrit të babës, Xhem-Xhemail.”“Uh nanës, prej sot n’deksha, shkoj pa zhig.” shkruan Mustafa raporton “Gazeta Blic”.
Ai tha ëndrra e babit të tij frymon në brezin e tretë, Gemin 4-muajsh.
“Sot 24 vjet, e vranë babën se guxoi me ëndrru’ për lirinë tonë plot zà, publikisht, përtej përshpërimave. Ëndrra e babës Xhemë frymon në brezin e tretë, në Gemin katër muajsh”
Postimi i plotë:
“Hë Bes, a ka diçka?”, m’pyeti nana, kur po hyja në banesë mendjen mjegull, emocionet e shkapërderdhura nga gëzimi në mallëngjim, në huti, shpresë, ankth…
“Djalë, nanë. Gem ia lash emrin, i përgjanë emrit të babës, Xhem-Xhemail.”
“Uh nanës, prej sot n’deksha, shkoj pa zhig.”
Sot 24 vjet, e vranë babën se guxoi me ëndrru’ për lirinë tonë plot zà, publikisht, përtej përshpërimave. Ëndrra e babës Xhemë frymon në brezin e tretë, në Gemin katër muajsh.