Lajme

Mustafa: Disa po duan të lakohen në fund të rrugës – por ne prapë i mposhtim

05/07/2017 15:07
nga:A. R.

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ai dhe partia e tij e kanë ndërmend ta çojnë mandatin deri në fund, por, siç u shpreh ai, dikush po do ta lakojë rrugën.

Megjithatë, Mustafa porositi të gjithë ata që lakohen se nëse bëjnë një gjë të tillë, LDK-ja përsëri do t’i mposhtë.

Këto deklarime kryeministri i bëri në shënimin e 27 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mustafa në këtë organizim ka folur edhe për Demarkacioni, të cilin tha se LDK-ja do ta votojë në Kuvend.

Sipas Mustafës, të gjithë anëtarët e LDK-së janë unik në qëllimin e ruajtjes së kufijve të Kosovës, bashkë me partnerët ndërkombëtarë.

09/13/2019 22:48

Istogu mposhtet në ndeshjen e parë të zhvilluar në Bjellorusi