Lajme

Mustafa deklarohet pas takimit me deputetët gjerman, tregon se cili është qëndrimi i tyre për dialog dhe kufijtë

04/01/2019 09:38
nga:A. R.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka njoftuar se mbrëmë ka takuar deputetët Christian Schmidt dhe Peter Bayer të CDU-së në Bundestagun gjerman, me të cilët kanë biseduar për çështjet aktuale në Kosovë, si dhe dialogun Kosovë-Serbi, njofton Gazeta Blic.

Mustafa thotë se qëndrimet e LDK-së dhe deputetëve të CDU-së janë në përputhshmëri të tërësishme.

Shkrimi i plotë i Isa Mustafës në ‘Facebook’.

Mbrëmë takova deputetët e CDU-së në Bundestagun Gjerman, z. Christian Schmidt dhe Peter Bayer së bashku me drejtuesit e Konrad Adenauer Stiftung. Biseduam për çështjet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin regjional, veçmas atë ekonomik, dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Trajtuam, po ashtu, bashkëpunimin e LDK-së me CDU, si parti simotra në familjen e Partive Popullore Evropiane. Përfaqësuesit e lartë gjerman rikonfirmuan qëndrimin e tyre për dialogun dhe për kufijtë, që përputhet në tërësi me qëndrimin e LDK-së. Në takim morën pjesë edhe Agim Veliu e Lutfi Haizri, nënkryetar të LDK-së dhe Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë.IM

06/16/2019 00:26

Babai i Unikut i dhuron për fëmijët e sëmurë paratë që nuk u shpenzuan për shërimin e djalit