Lajme

Mustafa arsyeton koalicionin me PDK-në

12/23/2016 13:27
nga:A. R.

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka thënë se LDK-ja gjithnjë u ka shërbyer qytetarëve të Kosovës.

Në përvjetorin e 27-të të partisë Mustafa tha se për këto vite LDK-ja i ka shërbyer qytetarëve të Kosovës, dhe ka arritur t’i kapërceje të gjitha sfidat përgjatë kësaj kohe.

“Ne do i jemi mirënjohës gjithmonë Ibrahim Rugovës”, tha Mustafa në këtë ceremoni ku kanë marrë pjesë edhe familjarët e ish-presidentit Ibrahim rugova.

Në këtë ceremoni Mustafa ka treguar edhe arsyet e koalicionit me PDK-në duke thënë se këtë e kanë bërë për interes të vendit pavarësisht se PKD-ja është rival i tyre.

“Ky mandat do t’i krijojë parakushte LDK-së për t’u forcuar unitetin e brendshëm. Ne kemi zgjedhje lokale e LDK-ja, jo vetëm që do t’i vazhdojë shtrirjen e saj. Kjo është një shans për ta shndërruar këtë synim në detyrën tonë duhet të punojmë shume. Neve nuk duhet të na ligështoj për ata persona që frikësohen nga ne, ata le të mundohen të na pengojnë, por ne do vazhdojmë me përhapjen e lidhjes tonë”, tha Mustafa.

Sipas tij LDK është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë, por LDK respekton mandatet legjitime nga qytetarët.

01/26/2020 20:33

Përdori veturën zyrtare jashtë orarit, ky është arsyetimi që jep zyrtari shtetëror