Lajme

Musliu-Shoshi: Dejona Mihali është vetëm një marionetë e Albin Kurtit

10/24/2024 16:02
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shioshi, ka thënë se aeveria Kurti është duke i vjedhur qytetarët e vendit.

Në seancën e jashtëzakonshme, ajo është shprehur se përfitues të dështimeve, sipas saj, në Korporatën Energjetike të Kosovës është kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij.

“Sot duhet të dimë të gjithë ne edhe qytetarët se kush është burimi i vërtetë i dështimeve në KEK. A është te sistemi apo tek individët që drejtojnë atë? A e keni kuptuar qytetarë të dashur se pse kemi pasë reduktime në qeverinë Kurti, 20-vjet pas luftës? Besoj se e keni kuptuar edhe kush ka vjedhur edhe kush ka përfituar? Dejona Mihali nuk është personi që duhet të amnistohet, Dejona është vetëm një marionetë e Albin Kurtit”.

“Pra, përfituesit janë Albini, me ministra me ambasadorë dhe me drejtorë. Këta që më shumë se 50% e qytetarëve u kanë besuar dhe në emër të tyre, poashtu vodhën rezervat shtetërore dhe energjinë elektrike”.

“Në emrin tuaj qytetarë u nënshkruan jashtëligjshëm mbi 200 kontrata një burimore janë rritur çmimet dhe jopagat, në emrin tuaj u vendosën sanksione nga BE-ja, në emrin tuaj u ofenduan veteranët e luftës, në emër tuaj e me buxhet të shtetit po bëjnë fushatë elektorale dhe propagandë në Evropë sot Albini me Donikën dhe të tjerët”, ka thënë Musliu-Shoshi.