Miliarderi Elon Musk, dikur njeriu më i pasur në botë, ka thyer një rekord të ri.
Këtë herë, themeluesi i Teslas dhe pronari i Twitterit është bërë personi i parë në histori që ka humbur 200 miliardë dollarë nga pasuria e tij neto, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Humbja vjen pasi Musk, 51 vjeç, në vitin 2021 u bë personi i dytë që grumbulloi një pasuri më shumë se 200 miliardë dollarë, pas themeluesit të Amazon, Jeff Bezos.
Vlera neto që arriti kulmin në nëntor 2021 në 340 miliardë dollarë, ka parë pasurinë e tij të bjerë në 137 milionë dollarë pasi aksionet e Tesla kanë rënë me 65% vitin e kaluar.
Muskut iu hoq titulli i njeriut më të pasur në botë në fillim të muajit dhjetor me stafetën që iu dorëzua Bernard Arnault, kryetarit francez dhe CEO i LVMH.