Sporti

Musiala nënshkruan kontratën rekord me Bayernin, do të fitojë 125 milionë euro për 5 vjet!

12/04/2024 09:09
nga:Lorik J

Ylli i Bayern Munichut, Jamal Musiala, ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për kontratën e tij të re, ka raportuar gazetari i Sky DE, Florian Plettenberg.

Kështu, Musiala do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, duke marrë një pagë vjetore prej 25 milionë euro, ose në total 125 milionë euro për të gjithë periudhën e kontratës deri në qershor 2029.

Kontrata aktuale e futbollistit 21-vjeçar është deri në qershor të vitit 2026, me sulmuesin që fiton 8 milionë euro në vit.

Musiala u transferua te Bayern Munich në 2019 nga Chelsea dhe bëri debutimin e tij profesional një vit më vonë. Gjatë asaj periudhe, 21-vjeçari bëri 174 paraqitje për bavarezët në të gjitha garat, duke shënuar 50 gola dhe duke dhënë 35 asistime.

Futbollisti i talentuar debutoi me kombëtaren gjermane në vitin 2021 dhe deri më tani ka luajtur 36 ndeshje për kombëtaren, në të cilat ka arritur të shënojë 6 gola dhe 8 asistime.

/GazetaBlic Sport