Lajme

Mushkolaj pas refuzimit të VV e LDK: E kanë për pushtet, s’e kanë për shtet

01/16/2020 16:19
nga:B. D

Minuta më parë në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka arritur një letër nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, i cili zyrtarisht ia ka refuzuar kërkesën e fundit të LDK-së, shkruan GazetaBlic.

Në këtë letër thuhet se Kurti ka refuzuar ofertën e LDK-së, që t’ia kthej asaj kryeparlamentarin dhe t’i takoj posti i Presidentit.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, në një prononcim për GazetaBlic ka thënë se ka qëndrime të ngurta nga dy palët dhe nëse vazhdojnë të jenë të tilla, dy palët duhet të deklarohen që koalicioni ka dështuar dhe të shihen opsione të tjera, që mundet të ndodhë që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të ia jap mundësinë e krijimit të qeverisë partisë së dytë, LDK-së.

“Nuk është lehtë me parashiku se çfarë po ndodh sepse ka qëndrime të ngurta të dy palëve, logjika thotë se nëse negocion me dikën atëherë kompromisi është ai që do të ishte një zgjidhje dhe një zgjidhje në këtë rast do ishte ndërmjet këtyre dyjave. Nëse LDK dhe VV vazhdojnë me qëndru besnik ndaj qëndrimeve të veta, atëherë duhet që të dalin dhe deklarohen se nuk janë në gjendje ta krijojnë koalicionin dhe të shihen opsionet tjera që tani për tani nuk dihen nëse Thaçi mundet me përdor diskrecionin në mënyrë që t’i japë mundësinë partisë së dytë”, tha ai.

“Nuk e di nëse LDK është e interesuar ta marr këtë mundësi nëse i ofrohet dhe nuk e di që pas dështimit eventual të negociatave mes dy partive shkojmë në zgjedhje të reja”, shtoi ai.

Mushkolaj tha se VV dhe LDK përgjatë këtyre muajve me negociata kanë treguar se nuk po bëjnë gjithçka për shtet, por për pushtet dhe sa më shumë poste për partitë e tyre.

“Besoj se nëse dy partitë janë të përgjegjshme opinioni i qytetarëve i kanë thënë se janë të tilla nuk shoh arsye që të mos gjejnë zgjidhje për shkak të një posti sepse dy partitë shpesh e kanë përsëritë që gjithçka që po bëjnë, nuk po e bëjnë për shtet, por pushtet dhe po duket se ndarja e pushtetit është problemi kryesor i dështimit të koalicionit”, tha ai.

Mushkolaj thotë se nëse dy palët nuk gjejnë marrëveshje është e moralshme që dy partitë të dalin para popullit të tregojnë që nuk mundem më t’i vazhdojnë negociatat dhe se ka dështuar koalicioni mes tyre për shkak të mos besimit që kanë ndaj njëra-tjetrës.

“Nëse përnjëmend nuk ka zgjidhje nuk e pranojnë ofertën ose atë që është në tavolinë nga dy palët duhet të dalin të tregojnë se nuk do vazhdojnë negociatat më tutje dhe përpjekjet për koalicion kanë dështu, kjo do ishte më e ndershmja nga ta që të mos zvarritet më procesi dhe dyja ta konfirmojnë se dy partitë politike mungon besimi dhe mirëbesimi për të qeverisë dhe të shihen opsionet tjera”, shtoi ai për GazetaBlic.

LDK gjatë ditës së sotme ka mbajtur një takim me kryesinë ku gjatë kësaj kohe, në zyrat e LDK-së arriti edhe letra e Kurtit.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes tha se e refuzon këtë letrër të Kurtit, ndërsa u shpreh se kjo nuk është një letër zyrtare.

LAJMI I FUNDIT: Zbulohet letra e VV-së: E refuzojnë kërkesën e LDK-së për largimin e kryeparlamentarit Konjufca

Isa Mustafa refuzon letrën e Albin Kurtit: Kjo nuk është një letër zyrtare

05/28/2020 22:56

‘Mbështetësit e Albin Kurtit’: S’ka ma pika t’kuqe, shihemi n’shesh