BLIC.TV

Mushkolaj: Mënyra e qeverisjes dhe mos-realizimi i premtimeve nga partitë në pushtet, ndikuan që VV ta marrë këtë rezultat

02/19/2021 21:48
nga:F K

Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje të cilat Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitore absolute, shkruan GazetaBlic.

Në emisionin “Expose” – prodhim i GazetaBlic, Mushkolaj ka thënë se problemet me të cilat janë ballafaquar qytetarët tash e sa vite, sipas tij, i kanë penalizuar partitë e “moçme” politike.

“Absulutisht është një përmbysje, një rezultat që nuk ndodh shpesh në zgjedhje nacionale. Një rezultat që nuk është i rashtësishëm. Një rezultat me shumë se puna që e ka bërë VV-ja për të mrri atë, është puna që kanë bërë partitë tjera me mënyrën se si e kanë qeverisur vendin. Flasim për problem të ndryshme ndër vite, me probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët cdo ditë, qoftë më mënyrën si i shkollojnë fëmijët, qoftë me mënyrën se si marrin shërbimet mjekësore e kështu me radhë. Gjitha këto problem që janë shtresu me vite, i kanë penalizuar partitë dhe i kanë dhënë të drejtë VV-së me idenë se cfarë mund të bëjnë për zgjedhjen e këtyre problemeve dhe problemve të tjera”, është shprehur ai.

“Mllefi tek qytetarët e Kosovës është shumë i madh, jo vetëm për mënyrën se si është qeverisë por edhe më mënyrën se si kanë premtu shumë gjera dhe nuk janë realizu, pra gjitha këto kanë ndiku që VV-ja ta marrë një rezultat të tillë. Unë e shoh si një votë ndëshkimi për partitë në pushtet se sa një votë përkrahje për VV-në”, ka shtuar ai./GazetaBlic