Lajme

Mushkolaj ironizon me Abdixhikun: Kjo foto e tij po komplekson Kim Jong Unin

02/29/2024 12:27
nga:G C

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka ironizuar me postimin e fundit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku,  raporton GazetaBlic.

Mushkolaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë: “Kqyrjani fotografinë këtij kryetarit t’LDK’së. Me ta kompleksu Kim Jong Unin”.

“Koha jonë po vjen”, ka paralajmëruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, teksa të mërkurën ka mbledhur strukturat partiake në Prishtinë.

“Pesë degë, një rrugë, një qëllim”, ka nisur përshkrimin e këtij mobilizimi Abdixhiku, duke thënë se “rritjet e LDK-së”, i vënë kundërshtaret përballë.