Sporti

Muriç, në stol për të 11-tën herë radhazi në ligën angleze

11/09/2019 13:09
nga:L I

Kosovari Arijanet Muriç e ka humbur vendin e tij në pozitën e portierit të Nottinham Forestit, pasi që ka mbetur në stol të kësaj skuadre për të 11-tën herë radhazi në ndeshjet e Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli.

Muriçi u transferua në formë huazimi për këtë sezon nga Manchester City në Nottingham Forest. Ai fillimisht ishte titullar në katër ndeshjet e para të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli, mirëpo pastaj e humbi vendin, raporton Gazeta Express.

Paraqitjet e kosovarit u kritikuan nga tifozët dhe gazetarët anglezë dhe për këtë arsye trajneri Sabri Lamouchi vendosi ta zëvendësojë kosovarin me portierin tjetër, Brice Samba.

Ai kishte qenë në stol për dhjetë ndeshjet e fundit të Nottinghamit në Championship, dhe e njëjta histori e ndoqi edhe sot, në përballjen që Nottinghami do ta zhvillojë kundër Derby Countyt.

Në Carabao Cup, ai kishte qenë në stol për dy ndeshjet e para. Më 24 shtator, trajneri Lamouchi ia dha atij një mundësi për ta fituar sërish vendin e vet, por kosovari i pranoi pesë gola në atë ndeshje kundër Arsenalit.

Megjithatë, tani Muriçi do të kthehet në ekipin kombëtar të Kosovës, ku e ka gëzuar pozitën e portierit të parë në ndeshjet kualifikuese për EURO 2020, para Samir Ujkanit dhe Visar Berishës.