Turizem

Murgesha ‘shqyhet’ nga sytë kur sheh dy vajza duke u puthur/ Ndërhyn dhe i ndan, video bëhet virale

07/18/2022 21:28
nga:G B

Një murgeshë e moshuar u ‘shqye’ nga sytë kur pa se dy vajza i kishin futur ‘llapën’ njëra tjetrës dhe po putheshin.

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugicat e lagjeve në Napoli.

“Çfarë po bëni? Çfarë po bëni? Është djalli Jezus, Jozef, Shën Ana dhe Maria!”, dëgjohet duke thënë murgesha në video, ndërsa përpiqet të ndajë dy modelet që putheshin, Serena de Ferrari dhe Kyshan Wilson, të cilat janë të famshme për rolet e tyre në “Mare Fuori”.

“Po punojmë”, i përgjigjet një nga modelet, e cila po bënte një set fotografik për një revistë.

Ndërkohë murgesha bën shenjën e kryqit teksa sheh vajzat që puthen në buzë.

Video e murgeshës që ndan dy modelet të cilat po putheshin është bërë virale në mediat sociale.