Lajme

Murati: Në vitin 2023 buxheti për FSK-në do të jetë 123 milionë euro

10/28/2022 17:52
nga:Astrit Gashi

Ministri i Financave Hekuran Murati në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka treguar se buxheti për FSK-në për vitin 2023 do të jetë 123 milionë euro.

Murati ka thënë se ky buxhet është 20 % më shumë se sa që ka qenë për vitin 2022.

“ Buxheti për FSK-në do të jetë 123 milionë euro. Paraqet një rritje me 20% krahasuar me buxhetin e vitit aktual”, ka thënë Murati.