Lajme

Hekuran Murati: Janë ngrirë 1 milion euro, dyshohet se kanë lidhje me financim të terrorizmit

05/20/2021 14:03
nga:Y I

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar sot se janë ngrirë rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me financim të terrorizmit.

Këtë deklaratë Murati e tha në një konferencë për media, ku deklaroi se paratë e ngrira dyshohet se kanë të bëjnë edhe me shpëlarje parash.

“Në kapacitetin e kryesuesit të Bordit të Njësisë së Inteligjencës Financiare ju njoftoj se janë ngrirë një shumë prej rreth 1 milion euro, para të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me shpëlarje të parave dhe financim të terrorizmit”, ka deklaruar Murati.

Kurti: Kosovën dhe Malin e Zi i bashkon orientimi euro-atlantik