Sporti

Munishi të hënën fillon me stërvitjen e parë si trajner i Ballkanit

06/22/2019 16:33
nga:M K

I vetëshpalluri “baba” i futbollit kosovar, të hënën do ta fillojë punën si trajner i ri i Ballkanit.

Edhe pse ka kohë që marrëveshja mes palëve është arritur, klubi në koordinim me trajnerin e ri janë dakorduar që me datën 24 të këtij muaji, më saktësisht nga ora 10:00, ta mbajnë seancën e parë stërvitore, shkruan GazetaBlic.

Kështu ka njoftuar klubi “portokall e zi” përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

Më poshtë postimi i tyre i plotë:

NJOFTIM

Therandë, 22 qershor 2019 – Pas një pushimi 2 javor dhe pas ndryshimeve në shtabin teknik,skuadra do të rikthehet për të mbushur bateritë për edicionin e ri garues.

Drejtuesit e skuadrës pas konsultimeve edhe me trainerin Ismet Munishi,kanë vendosur që të hënën duke filluar nga ora 10:00,të nisin fazën përgaditore.

Stërvitja e të hënës do të jetë edhe stërvitja e parë me skuadrën tonë për trainerin e sapo emëruar,z.Ismet Munishi.

Na priftë e mbara.
#forcaBallkani

/GazetaBlic/

10/20/2019 14:29

“Kapitulon” Ballkani, Drita shënon edhe golin e dytë