Sporti

Munishi: Rivalitetin anash, e padrejtë sjellja ndaj Dallkut

07/08/2020 23:10
nga:M K

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi i ka dalë në mbrojtje homologut të tij, Armend Dallku, pas “sulmit” ndaj këtij të fundit.

Kujtojmë, pas ndeshjes Gjilani – Prishtina, policia lëshoi gaz lotsjellës në drejtim të Dallkut e disa futbollistëve mysafirë, kuptohet pa të drejtë, për shkak se ata janë zyrtarë dhe si të tillë kanë të drejtë të flasin me gjyqtarin edhe pas ndeshjes.

Gjithsesi, përkundër rivalitetit, Munishi tha se Dallku nuk e meritoi këtë sjellje ndaj tij, duke e motivuar kolegun që të kthehet më i fortë, përcjell GazetaBlic.

Këto komente Munishi i bëri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, postim të cilin mund ta lexoni më poshtë.

Armend Dallku nuk e meriton ketë sjellje ndaj tijë.Forca Dallku ti je i fortë .

Publiée par Ismet Munishi sur Mercredi 8 juillet 2020

/GazetaBlic/

07/09/2020 21:21

Dallku: Turniri i vitit të ri ka rivalitet, Superliga është bërë si turnir lagjesh