Sporti

Munishi: Pas goditjes nga Dario Srna, luajta 45 minuta me këmbë të shqyer!

04/18/2020 18:09
nga:M K

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ishte pjesë e rubrikës “Rrëfime Karantine”.

Në një prononcim për GazetaBlic, ai tha se ekzistojnë shumë ngjarje nga karriera e tij e bujshme që do t’i mbesin përherë në kujtime, por njërën prej tyre zgjodhi ta ndajë me lexuesit tanë.

Ai tregoi sesi gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës ukrainase, Vorskla Poltava, kishte luajtur 45 minuta me këmbë të shqyer. Madje, këmbën e shqeu në një duel me futbollistin me nam, kroatin Dario Srna.

“Në ndeshjen Shakhtar Donetsk – Vorskla Poltava, në një duel të fortë me Dario Srnan, ky i fundit me goditi ashpër nën gju, ku me taka ma shqeu këmbën për afro 10 cm.

Doktori i klubit udhëzonte trajnerin që të më zëvendësonte, por unë isha i prerë, nuk largohem nga loja për shkak të këmbës.

Lëndimi ishte aq i rëndë, sa ashti i këmbës vërehej dukshëm”, tha ndër të tjera Munishi.

/GazetaBlic/

07/26/2020 15:42

Pasi s’arriti të bëhet kampion, Ismet Munishi tani luan rolin e filozofit – Falenderon klubin e tij dhe thumbon kundërshtarët