Sporti

Munishi: Nëse Feronikeli mbrohet edhe në Drenas, atëherë po e bëjmë Toverlanin Ministër të Mbrojtjes në Qeverinë e re

06/03/2020 18:03
nga:Lorik J

Ndeshja mes Ballkanit dhe Feronikelit është mbyllur pa gola dhe normalisht pa fitues.

Munishi, trajneri i Ballkanit e pranoi që skuadra e Feronikelit me shumë pak fat mund ta mposhte në këtë duel, mirëpo në fund potencoi se rezultati real ishte barazimi, raporton GazetaBlic.

“E kemi dit që do të jetë vështirë se Feronikeli është kampion në fuqi. Kjo është mundësia e tyre e vetme, patëm fat se mundën të na denojnë. Ne patem posedimin e topit, iniciativen, por nuk ishim të koncentruar në pasimin e fundit”, tha fillimisht Munishi për SuperSport.

Pastaj, Munishi nuk i kureseu edhe deklaratat komike, duke thënë se Feronikeli u mbrojt mirë dhe nëse vazhdon kështu, atëherë ‘Tokin’ duhet ta bëjmë Minister të Mbrojtjes.

“Rezultati ishte real. Feronikeli u mbrojt shumë mirë, por nëse edhe në Drenas mbrohet keshtu po e bëjmë Toverlanin minister të Mbrojtjes në Qeverine e re”, përfundoi Munishi me shaka.

/GazetaBlic/